Art&Argëtim

Gjon Muharremaj: S’i harroj kurrë sytë e gjyshes time, ka parë tmerret e luftës në Kosovë, ka humbur fëmijë…

Ai tha më tej se në ato çaste kujton gjyshen, që ka parë luftë, ka humbur fëmijë, por që mjafton ta shohësh në sy për të kuptuar çfarë ndjen, dhe nuk është e rëndësishme që të thotë asgjë.

9 Korrik 2022, 22:11 Nga F.M
Gjon Muharremaj: S’i harroj kurrë sytë e gjyshes time, ka
Gjon Muharremaj

TIRANË- Artisti shqiptar, Gjon Muharremaj i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears ka treguar se gjyshja e tij ka parë me sytë e saj tmerret e luftës në Kosovë. I ftuar në “A live night” në Top Channel, Gjoni u shpreh se është paragjykuar për të folurën në Zvicër, pasi mënyra se si e fliste gjuhën nuk u pëlqente vendasve dhe shpesh herë nga frika, nuk e thoshte atë që mendonte.

Ai tha më tej se në ato çaste kujton gjyshen, që ka parë luftë, ka humbur fëmijë, por që mjafton ta shohësh në sy për të kuptuar çfarë ndjen, dhe nuk është e rëndësishme që të thotë asgjë.

“Unë besoj tek shumë vlera, por vlera ime më kryesore besoj kur isha më i vogël ishte respekti, më e rëndësishme për mua dhe e kuptoja kur takoja njerëz dhe ishte më e komplikuar për me fol, nuk kam pasur të njëjtin edukim. Në Zvicër, gjuha franceze është me fol në një mënyrë, dhe kur nuk flet ashtu nuk është problem, por njerëzit gjykojnë, kurse në Shqipëri dhe Kosovë nuk e kanë këtë problem. Gjithmonë kam folur përshesh, kështu miks edhe shqip edhe toskërisht edhe gegërisht. Në Zvicër e paragjykojnë të folurën tënde. Ka njerëz që nuk kanë mundësi me e thënë atë që mendojnë se nuk i kanë mësuar fjalët. Në atë moment erdhi vlera sinqeriteti, nëse nuk ka sinqeritet nuk ka asgjë për mua, gjëja më e rëndësishme është t’i thuash gjërat të tjerëve edhe kur nuk i ke fjalët. Unë këtë e kam mësuar sepse besoj tek gjëja më e rëndësishme që janë sytë. Sytë e njerëzve, s’do të harroj kurrë sytë e gjyshes sime, që ka parë çdo gjë, që ka humb fëmijë, ka parë luftë, në momentin kur nuk fol është shumë më i vlefshëm se sa fjalët,”- tha Gjoni.

gjon muharremaj

Sondazh

Poll