Bota

Vrasje masive në Johanesburg, 14 të vdekur nga sulmi me armë në një lokal

Deri më tani është bërë me dije se një grup burrash mbërritën me minibus dhe hapën zjarr në lokal mbrëmjen e së shtunës.

10 Korrik 2022, 11:14 Nga k.m.
Vrasje masive në Johanesburg, 14 të vdekur nga sulmi me armë
Foto ilustruese

AFRIKË E JUGUT- Të shtëna masive në një tavernë në qytezën Soweto të Johanesburgut kanë sjellë vdekjen e 14 persona, ndërsa 3 të tjerë janë në gjendje kritike. Deri më tani është bërë me dije se një grup burrash mbërritën me minibus dhe hapën zjarr në lokal mbrëmjen e së shtunës.

"Numri i gëzhojave të gjetura në vendngjarje tregoi se ishte një grup njerëzish që qëlluan mbi klientët,"- tha komisioneri i policisë së provincës Gauteng, gjeneral-lejtnant Elias Maëela.

11persona të plagosur u dërguan në spital dhe dy vdiqën menjëherë pas mbërritjes. Tanimë Policia ka nisur nga puna për hetimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkakut se pse ka ndodhur krimi./ Marrë nga TheGuardian

elias maëela afrike e jugut

Sondazh

Poll