Bota

Ngjarje kriminale apo aksidentale? Roma përfshihet nga kaosi, tym e zjarr në vend, urdhri: Mbyllni dritaret

Kryetari i bashkisë së Romës në një postim në rrjetet sociale, thotë se janë duke monitoruar situatën, por që ende është e paqartë se çfarë ka ndodhur saktësisht.

9 Korrik 2022, 21:45 Nga F.M
Ngjarje kriminale apo aksidentale? Roma përfshihet nga kaosi, tym e zjarr
Romë

ITALI- Roma është përfshirë nga një zjarr masiv dhe re të dendura tymi. Mediat italiane shkruajnë se kryeqyteti po përjeton një kaos. Shumë qytetarë vendas kanë raportuar se kanë dëgjuar shpërthime e ulërima. Autoritetet vendore u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mbyllin dritaret dhe të mbajnë maska nëse do tu duhet që të dalin në rrugë.

Kryetari i bashkisë së Romës në një postim në rrjetet sociale, thotë se janë duke monitoruar situatën, por që ende është e paqartë se çfarë ka ndodhur saktësisht.

“Zjarret që kanë goditur qytetin ditët e fundit janë një sekuencë mbresëlënëse episodesh që po i ngarkojnë Romës dhe romanëve. Ne po monitorojmë vazhdimisht situatën dhe nuk e dimë ende nëse janë episode me origjinë kriminale apo thjesht aksidentale. Nuk është koha e spekulimeve dhe përçarjeve politike. Është koha e unitetit, e afërsisë me romakët e prekur dhe e vendosmërisë për të mos u frikësuar dhe për të ecur përpara në rrugën e modernizimit dhe ringjalljes së Romës,”- shkruan në facebook kryetari i Romës, Roberto Gualtieri.

zjarr ne rome

Sondazh

Poll