Bota

Pse Elon Musk u 'ftoh' nga blerja e Twitter, loja me 'llogaritë false' dhe replikat

Megjithatë skeptikët argumentojnë se interesi i Musk për llogaritë e rreme është thjesht diçka për të tërhequr vëmendje, sepse në të vërtetë interesi i tij për këtë rrjet social ka rënë.

9 Korrik 2022, 21:24 Nga F.M
Pse Elon Musk u 'ftoh' nga blerja e Twitter, loja me
Elon Musk

SHBA- Oferta e Elon Musk për të blerë Twitter fillimisht u prit me rezistencë. Në fakt, Twitter evokoi një dispozitë për të ndaluar Musk që të blinte me forcë kompaninë. Përfundimisht kompania pranoi ofertën, një marrëveshje që Musk e përshëndeti me një postim me një fjalë në Twitter. "Po!!!"

Megjithatë, disa javë më vonë, Musk dukej se ishte penduar për blerjen. Pasi kishte bërë marrëveshjen, pasi kishte marrë atë që donte, tani kishte disa pyetje.

"Twitter….llogaritë e padëshiruara/fake përfaqësojnë me të vërtetë më pak se 5% të përdoruesve,”- shkroi ai në Twitter.

Musk po argumentonte se Twitter nuk kishte asnjë mënyrë për të verifikuar se sa prej 229 milionë përdoruesve aktivë në ditë ishin në të vërtetë njerëz.

CEO i Twitter, Parag Agraëal, u përgjigj me 13 statuse, duke deklaruar publikisht se më pak se 5% e llogarive të tij ishin robot.

Elon Musk u përgjigj me një emoji pak të paqartë.

Kjo ishte më 16 maj dhe duket se nuk ka ndryshuar shumë që atëherë.

Në paraqitjen e Musk në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim të SHBA (SEC) të premten, ai tha se kishte kërkuar "në mënyrë të përsëritur" informacione të mëtejshme mbi llogaritë e padëshiruara, të dhëna që nuk ishin të disponueshme.

Megjithatë skeptikët argumentojnë se interesi i Musk për llogaritë e rreme është thjesht diçka për të tërhequr vëmendje, sepse në të vërtetë interesi i tij për këtë rrjet social ka rënë.

Twitter është i njohur për një numër të konsiderueshëm llogarish false.

Në fakt, Twitter njoftoi të enjten se heq një milion llogari ‘robote’ çdo ditë.

Twitter do ta kishte pranuar me lehtësi se kishte një problem relativisht të vogël por të vazhdueshëm me robotët përpara se Musk të bënte një ofertë.

Kush është Elon Musk?

Kur Musk foli për herë të pare për blerjen e Twitter, ekonomia e teknologjisë ishte në ndryshe.

Në fund të marsit aksioni i Tesla-s, i cili është ‘motori’ i pasurisë së Musk, vlente mbi 1000 dollarë për aksion.

Por që nga prilli, Tesla ka humbur rreth një të tretën e vlerës së saj. Shumë aksione të tjera të teknologjisë gjithashtu kanë ecur keq.

Marrëveshja e Musk - që vlerësonte Twitter-in në 44 miliardë dollarë (36 miliardë paund), filloi të ndryshonte.

Shumë aksionerë të Tesla filluan gjithashtu të shqetësoheshin se koha e Musk, tashmë e përhapur midis kompanive të tij Neuralink, Space X, Boring Company dhe Tesla, do të përhapej edhe më shumë me blerjen e Twitter.

Musk kishte edhe probleme të tjera. Ai pretendoi se donte të merrte përsipër Twitter sepse donte që Twitter të mbështeste "fjalën e lirë".

E megjithatë ai luftoi për të përcaktuar se si do ta moderonte në mënyrë efektive platformën për këtë qëllim.

"Me 'fjala e lirë', unë thjesht nënkuptoj atë që përputhet me ligjin," shkroi ai në Twitter.

Por kritikët argumentuan se ai përkufizim ishte naiv. Së pari, do të inkurajonte vendet të miratonin ligje që kufizonin lirinë e fjalës. 

Dhe pastaj ishte vetë Twitter. Shumë punonjës të Twitter-it ishin të shqetësuar se qasja e tij e mënyra se si ai mendonte mund të zhbënte vitet e politikës së moderimit të menduar me kujdes.

Po plani i Musk për Twitter? Epo, ai kishte një parashikim ambicioz të rritjes. Në fakt, ai pretendoi se donte të rriste bazën e përdoruesve të Twitter nga 200 milionë në mbi 900 milionë në vitin 2028 .

Megjithatë nuk kishte një vizion të qartë se si ai do ta bënte këtë. Dukej sikur numrat e zgjedhur ishin bërë thuajse në mënyrë të rastësishme.

Për kritikët e Musk, ai kishte blerë një kompani me një çmim të lartë, një kompani punonjësit e së cilës kryesisht nuk e pëlqenin atë dhe një kompani për të cilën ai kishte luftuar për të paraqitur një vizion koherent.

Për mbështetësit e tij, Musk do ta ndryshonte Twitter për mirë. Musk tani mund të mos ketë kurrë mundësinë për të zbatuar ndryshimet që kishte planifikuar.

Por kjo marrëveshje nuk ka mbaruar.

Twitter tashmë ka pohuar se Musk është ligjërisht i angazhuar për të blerë kompaninë - me çmimin e rënë dakord.

Anëtari i bordit të Twitter, Bret Taylor ka thënë se do ta çojnë çështjen në gjykatë.

Ajo shton se Elon Musk, pa dëshirë, mund të përfundojë duke blerë një kompani prej 44 miliardë dollarëshe.

Marrë dhe përkthyer nga BBC

elon musk twitter

Sondazh

Poll