Bota

Vrasja e ish-kryeministrit japonez, Papa Françesku: Jam thellësisht i pikëlluar për vrasjen e Shinzo Abe

Përmes një shkrimi në Twitter Papa tha se ishte thellësisht i pikëlluar për vrasjen e Abe, ndërsa shtoi se lutet që shoqëria japoneze të qëndrojë e fortë në përkushtimin e saj historik ndaj paqes dhe t’i japë fund dhunës.

9 Korrik 2022, 17:01 Nga e.k
Vrasja e ish-kryeministrit japonez, Papa Françesku: Jam thellësisht
Papa Françesku

VATIKAN- Kreu i Selisë së Shenjtë, Papa Françesku ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe i cili u vra në një atentat një ditë më parë.

Përmes një shkrimi në Twitter Papa tha se ishte thellësisht i pikëlluar për vrasjen e Abe, ndërsa shtoi se lutet që shoqëria japoneze të qëndrojë e fortë në përkushtimin e saj historik ndaj paqes dhe t’i japë fund dhunës.

“Jam thellësisht i pikëlluar për vrasjen e Shinzo Abe, ish-kryeministër i Japonisë. I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes së tij, miqve dhe popullit të Japonisë. Po lutem që shoqëria japoneze të qëndrojë e fortë në përkushtimin e saj historik ndaj paqes dhe t’i japë fund dhunës”, shkroi Papa në një postim në Twitter.

Ish-kryeministri japonez u vra në një atentat ditën e djeshme teksa po mbante një miting elektoral. Ai u qëllua pas shpine me dy plumba ku njëri i preku zemrën duke i shkaktuar dhe vdekjen pak më vonë në spital. Shinzo Abe ishte kryeministri më jetëgjatë në historinë politike të Japonisë.

atentat ish-kryeministrit japonez papa françesku

Sondazh

Poll