Bota

Moderatori shpërthen në të qeshura, kush është pyetja që u bë virale në emisionin “Kush do bëhet milioner”

Një pyetje në emisionin "Kush do bëhet milioner" në Britani ka shkaktuar të qeshura tek moderatori.

9 Korrik 2022, 11:04 Nga s.s
Moderatori shpërthen në të qeshura, kush është pyetja
Jeremy Clarkson

BRITANI- Në Britaninë e madhe po transmetohet sezoni i 38-të i emisionit “Kush do bëhet milioner”, por një pyetje që është bërë kohët e fundit në quiz po bën xhiron e rrjetit.

Prezantuesi Jeremy Clarkson e pyeti lojtarin që ishte ulur përballë tij “Kush ishte perëndesha e fitores në mitologjinë greke?”.

Alternativat e mundshme që ai i dha, kishin të bënin me markat e njohura të firmave sportive si Umbro, Reebok, Adidas dhe Nike. Shumë shikues mund të kenë menduar se përgjigjia do të ishte shumë e thjeshtë për lojtarin britanik, por ai ka luftuar mjaftueshëm për të dhënë një përgjigje të saktë.

Fillimisht ai përjashtoi Reebok dhe Adidas, ndërsa dilema e tij ishte mes Umbro dhe Nike.

“Unë mendoj se është Umbro, prandaj mendoj që të zgjedh kompaninë Umbro”, tha lojtari britanik.

Në fakt, përgjigjia e tij bëri që prezantuesi të shpërthejë në të qeshura i cili tha se është përgjigje e gabuar.

“Është përgjigje e gabuar sepse përgjigjia e saktë është Nike”, tha moderatori.

kush do te behet milioner britani e madhe

Sondazh

Poll