Musk hoqi dorë nga blerja e Twitter! Ç'pritet të ndodhë, fillimi i një beteje 'titanike' ligjore?
Elon Musk ka përmendur një shkelje materiale të disa kushteve të marrëveshjes në vendimin e tij për të anuluar marrëveshjen
SHBA- Miliardieri Elon Musk njoftoi dje se po tërhiqte ofertën e tij prej 44 miliardë dollarësh, duke bërë që çmimi i aksioneve të platformës të bjerë 6% pas lajmeve.
CEO i kompanisë TESLA përmendi një shkelje materiale të disa kushteve të marrëveshjes në vendimin e tij për të anuluar marrëveshjen, me avokatët e tij duke iu referuar në deklaratën e tyre "fakteve të rreme dhe mashtruese" në të cilat miliarderi u mbështet kur ra dakord për blerjen.
Njoftimi i djeshëm i Musk i jep fund skenarit për marrëveshjen që do të sillte ndryshime të mëdha në “hartën” e rrjeteve sociale. Megjithatë, siç thekson The Guardian, themeluesi i kompanisë TESLA nuk do të zgjidhet aq lehtë, raporton prototheme.gr.
Sipas marrëveshjes së blerjes prej 95 faqesh të paraqitur në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim të SHBA-së, Musk do të duhet të provojë se Twitter ka shkelur marrëveshjen origjinale. Në të kundërt, Twitter do ta padisë atë për shumën e parashikuar në klauzolën përkatëse “get out”, pra 1 miliard dollarë.
Kryetari i bordit të drejtorëve të Twitter, Brett Taylor bëri të qartë dje se kompania do të ndërmarrë veprime ligjore, duke kërkuar të zbatojë marrëveshjen.
Sipas gazetës britanike, tërheqja e ofertës së manjatit është vetëm një kthesë tjetër në historinë e trazuar të marrëdhënies së Musk me platformën e fuqishme të rrjeteve sociale dhe mund të paralajmërojë një betejë titanike ligjore në të ardhmen e afërt.
Sondazh
1000 zjarrfikës në përpjekje të shuarjes së zjarrit masiv në jug të Francës
Zjarrëfikësit në përpjekje për shuarjen e zjarrit në Francë FRANCË- Më shumë se 1000 zjarrfikës...
DW: Ivana Gordic Perc mori çmimin e Shoqatës së EJL
Ivana Gordic Perc GJERMANI- Vitin e kaluar, fituesit e parë të çmimit të solidaritetit të Shoqatës së Evropë...
“Shtet i dështuar”/ Debat i madh për Kosovën në Parlamentin e Gjermanisë
Parlamenti i Gjermanise Bundestagu gjerman ka miratuar dje me shumicë të gjerë votash zgjatjen edhe me një vit të pjesëmarrje...
DW: Kohë e akullt diplomatike tek ministrat e Jashtëm të G20-s
Samiti G7 GJERMANI- Asnjë vendim me rëndësi nuk u mor në takimin e ministrave të Jashtëm në samitin e G20-s në Bali...
Kandidatët në garë për postin e Johnson! 'Favoriti', emrat që përfliten, kush s'ka tentuar ende
Kandidatë për Kryeministër të Britanisë së Madhe BRITANI- Pas dorëheqjes së Boris Johnson nga posti i kryemini...
Gjermania nuk heq dorë nga bombat atomike
Prej pesë vjetësh është në fuqi një traktat i OKB-së, i cili ndalon armët bërthamore. Gjermania nuk e ka ratifiku...
Vrasja e Shinzo Abe/ Trupi i ish-kryeministrit japonez mbërrin në shtëpinë e tij në Tokio
Qytetaret duke u lutur JAPONI- Një autokolonë që mban trupin e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe ka mbërritur në shtë...
Përditësime/ Lufta në Ukrainë, ambasadori rus: Rusia do mposhtë forcat ukrainase në Donbas
Lufta Rusi-Ukrainë UKRAINË- Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka filluar më 24 shkurt të këtij viti, e cila po bëh...
Ndërpritet masivisht interneti në Kanada, qytetarët në 'terr', s'telefonojnë dot as urgjencën
Qytetaret ne Kanada KANADA- Ofruesi më i madh i celularit dhe internetit në Kanada ka pësuar një ndërprerje të madhe, me ATM-...
Musk heq dorë nga blerja e Twitter? Miliarderi kërkon t'i japë fund marrëveshjes 44 miliardë dollarëshe
Elon Musk SHBA- Miliardieri Elon Musk deklaroi se synon të përfundojë marrëveshjen e tij prej 44 miliardë dollarësh për ...
