Art&Argëtim

Interneti “bombardon” me komente negative ecjen e Kim Kardashian në pasarelën e Balenciaga-s

Kim Kardashian merr komente negative nga njerëzit për ecjen e saj në pasarelën e markës së njohur Balenciaga

8 Korrik 2022, 14:28 Nga s.s
Interneti “bombardon” me komente negative ecjen e Kim Kardashian
Kim Kardashian

FRANCË- Kim Kardashian është shfaqur së fundmi në Paris për sfilatën e markës së njohur Balenciaga për koleksionin e ri të stilistes dhe drejtoreshës artistike Demna Gvasalia.

Ajo u shfaq e veshur me një fustan të zi lëkure me mëngë të gjata, doreza dhe çizme lëkure.

Për Kardashian kjo detyrë ishte shumë e vështirë për arsye se nuk ka shumë eksperiencë në pasarelë, teksa në të njëjtën pasarelë do sfilojë edhe modelja e njohur Naomi Campbell.

Pas sfilatës së saj, komentet e njerëzve në rrjetet sociale ishin të jo të mira pasi pretendonin më shumë nga ajo.

Veshja mund të ketë marrë komentet më të mira, por pamja nuk e ka bindur publikun. “Ajo është e bukur por duket sikur ka kapsllëk gjatë gjithë kohës. Pse?”, ka shkruar një përdorues në Tëitter duke komentuar shprehjen dhe ecjen e saj. “A je mirë, Kim? Dukesh e frikësuar”, ka shkruar një komentues tjetër.

Ndërsa shumë komentues të tjerë janë zhgenjyer edhe nga ecja e saj të cilët në Tëitter kanë shkruar: “Ishte katastrofë”.

Mes të ftuarve ishin vajza e Kardashian, North Ëest dhe nëna e saj, Kris Jenner. Në pasarelë kanë ecur edhe Dua Lipa dhe Nicole Kidman, ku kjo e fundit mori edhe më shumë komente negative nga Kardashian, për fundin e saj “robotik”.

 

 

 

 

 

 

kim kardashian pasarele

Sondazh

Poll