Aktualitet

SKENA HORROR në Itali/ Shqiptari ndjekish-partneren, e godet me thikë mes autobusit

Sipas raportimeve, ai e ka goditur dhe e ka tërhequr zvarrë në rrugë, ndërsa kalimtarët janë tmerruar nga skena horror që është shfaqur para syve të tyre.

8 Korrik 2022, 20:34 Nga k.m.
SKENA HORROR në Itali/ Shqiptari ndjekish-partneren, e godet me thikë
Foto ilustruese

ITALI- Një grua në Itali është sulmuar me thikë nga ish-partneri i saj me origjinë shqiptare në rrugën La Spezia, me të cilin ka dy fëmijë sepse nuk pranoi që të rilidhej me të. Ajo ndodhet në spital me plagë të thella në gjoks dhe kokë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari e ka kërcënuar atë me thikë, dhe ajo për të shpëtuar është futur në autobus që ndaloi pranë tyre pasi aty ishte stacioni.

Sipas raportimeve, ai e ka goditur dhe e ka tërhequr zvarrë në rrugë, ndërsa kalimtarët janë tmerruar nga skena horror që është shfaqur para syve të tyre. Në momentin që ka ndodhur ngjarja, shoferi i urbanit ka lëshuar alarmin për kapjen e shqiptarit që u largua nga vendi i ngjarjes. Pasi burri u largua, drejtuesi i mjetit dhe disa pasagjerë e shpëtuan gruan duke u përpjekur të ndalonin gjakderdhjen, ndërsa të tjerët thirrën 118. 

Ndërkohë që ambulanca ka shkuar në vendngjarje së bashku me policinë, e teksa mjekët e kanë stabilizuar gruan, efektivët e kanë ndjekur shqiptarin jo shumë larg, në shtëpinë e nënës. Pasi ia dolën që ta çarmatosnin dhe e prangosën dhe e çuan në burg. Ndërsa gruaja u transportua në spital ku mjekët i nënshtruan menjëherë një operacioni shumë delikat për të ndaluar humbjen e bollshme të gjakut.

Tanimë ajo është mirë dhe jashtë rrezikut për jetën. 

itali shqiptari dhunon gruan

Sondazh

Poll