Bota

Atentati ndaj ish-kryeministrit Japonez, Johnson: I tmerruar dhe i trishtuar për lajmin tragjik

Boris Johnson ka reaguar përmes rrjeteve sociale për ngjarjen tragjike të ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe

8 Korrik 2022, 08:43 Nga s.s
Atentati ndaj ish-kryeministrit Japonez, Johnson: I tmerruar dhe i trishtuar
Boris Johnson dhe Shinzo Abe

BRITANI- Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka shprehur keqardhje për atentatin që iu bë ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe.

Në rrjetin e tij social Twitter, Johnson ka shkruar: “I tmerruar dhe i trishtuar kur dëgjova për sulmin e neveritshëm ndaj Shinzo Abe. Mendimet e mia janë me familjen dhe të dashurit e tij”, raporton CNN.

Pas dorëheqjes nga posti, Johnson ka njoftuar se do të vazhdojë të shërbejë në këtë post derisa partia e tij të zgjedhë një udhëheqës të ri.

Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe u qëllua me armë gjatë një aktiviteti zgjedhor në prefekturën Nara në Japoninë qendrore. Abe u rrëzua përtokë teksa mbante një fjalim dhe u transportua menjëherë në spital.

Sipas transmetuesit publik japonez NHK duke cituar policinë raportuan se Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe besohet se është qëlluar në gjoks dhe në qafë.

atentat ish-kryeministrit japonez boris johnson shinzo abe

Sondazh

Poll