Politike

VD-Protesta Aulon Kalaja: Jemi popull ujk, s'kemi nevojë për bari, të shqyejë për të drejtat

Gjatë protestës së sotme, Kalaja u ka bërë thirrje qytetarëve që të çohen në protestë dhe që të kthehen në luftëtarë.

7 Korrik 2022, 19:48 Nga I.A,K.M
VD-Protesta Aulon Kalaja: Jemi popull ujk, s'kemi nevojë për
Aulon Kalaja

TIRANË- Aktivisti Aulon Kalaja ka deklaruar se shqiptarët janë popull ujk dhe se nuk kanë nevojë për bari. Gjatë protestës së sotme, Kalaja u ka bërë thirrje qytetarëve që të çohen në protestë dhe që të kthehen në luftëtarë.

"E keqja fiton kur të mirat nuk bashkohen. Sot ti duhet të ishe këtu me ne, s'ka problem ne do të të presim. Ky popull ujk, nuk ka nevojë për bari, por të shqyen për të drejtat e veta. Nuk është koha për disfatë. Çohuni shqiptarë në këtë protestë kundër shpopullimit të Shqipërisë. Ata që heshtin për të protestuar kthehen nga burra në frikacakë. Në çdo vend të lirë kur një populli nuk i pëlqen qeveria, nuk ikën populli por qeveria. Është koha që nga qytetarë të kthehemi në luftëtarë për atdheun tonë," tha Kalaja.

aulon kalaja protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll