Bota

Lajcak: Vizitova Prishtinën dhe Beogradin për të organizuar një takim Kurti-Vuçiç në korrik

Lajçak tha se si Kurti edhe Vuçiç janë shprehut të gatshëm për një takim dypalësh.

7 Korrik 2022, 10:13 Nga d.a.
Lajcak: Vizitova Prishtinën dhe Beogradin për të organizuar
Miroslav Lajçak

BRUKSEL-Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u shpreh se ai vizitoi Prishtinë dhe Beogradin për të përgatitur një takim të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Në një intervistë për revistën serbe “Nedeljnik”, Lajçak tha se si Kurti edhe Vuçiç janë shprehut të gatshëm për një takim dypalësh.

Erdha në Prishtinë dhe Beograd me idenë që në korrik të përgatisim një takim mes presidentit Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit Albin Kurti, sepse besojmë se përveç nivelit të negociatorëve kryesorë që është duke funksionuar, duhet të ngrihemi në nivel të liderëve”, tha Lajçak.

Por presidenti serb ditën e djeshme e ka hedhur poshtë një pretendim të tillë duke mohuar një takim me Kurtin brenda muajit korrik duke u shprehur se ai nuk ishte njoftuar për diçka të tillë.

“Nuk është e vërtetë, as që më ka pyetur askush. Unë nuk ik nga asnjë takim, kryesisht ai ka ikur nga takimet, unë nuk ik nga takimet”, tha Vuçiç dje.

Ndërkohë duke folur për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Lajçak shtoi se është e rëndësishme që të ketë bashkëpunim të suksesshëm rajonal.

Është e vështirë të bindësh liderët europianë se je gati të funksionosh në një familje prej 27 vetash, nëse ke problem në një familje prej gjashtë anëtarësh”, tha Lajçak.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë takuar fillimisht në Bruksel në korrik të vitit 2021. Ndërkohë në muajin maj ato zhvilluan një takim të përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Deri më tani, ata kanë zhvilluar vetëm dy takime dhe që të dyja nuk kanë sjellë ndonjë rezultat konkret.

miroslav lajçak dialogu kosove-sebi

Sondazh

Poll