Aktualitet

Në kërkim për KANABIS/ Shoqërohen 2 djemtë e xhaxhait të deputetit Eduard Ndreca, përplasen me efektivët

Gjergj Ndreca dhe Ervin Ndreca janë ndaluar nga policia pasi rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë.

6 Korrik 2022, 22:59 Nga k.m.
Në kërkim për KANABIS/ Shoqërohen 2 djemtë e xhaxhait
Eduard Ndreca

LEZHË- Dy djemtë e xhaxhait të deputetit të Partisë Socialiste në Lezhë, Eduard Ndreca janë shoqëruar mbrëmjen e sotme në Komisariatin e qytetit. Newsbomb.al mëson se Gjergj Ndreca dhe Ervin Ndreca janë ndaluar nga policia pasi rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë. Gjergj Ndreca ishte shpallur në kërkim prej 15 korrikut të 2021 për kultivim të lëndëve narkotike, ndërsa për tjetrin nuk ka informacione.

Ndreca u shpall në kërkim pas një aksioni anti-kanabis të policisë në Lezhë, së bashku me kreun e njësisë administrative Gëzim Kola, i cili rezultoi i përfshirë pas identifikimit të disa parcelave të mbjella me kanabis.

Gjergj dhe Ervin Ndreca janë ndaluar teksa po lëviznin me një mjet tip “Range Rover” dhe kanë kundërshtuar shoqërimin duke debatuar ashpër me efektivët e Policisë. Por lidhur me rastin, ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar për rastin në fjalë.

eduard ndreca gjergj ndreca ervin ndreca

Sondazh

Poll