Art&Argëtim

Shkëlqimi dhe rënia e një "YLLI"/ Hayden Panettiere tregon varësinë nga alkooli: Çova vajzën tek Klitschko në Ukrainë

Aktorja 32-vjeçare dhe nënë e një fëmije foli për betejat e saj të gjata ndaj varësisë në një intervistë të re me revistën People, duke zbuluar se abuzimi i saj me drogën filloi kur ajo ishte vetëm 15 vjeç - dhe më pas doli jashtë kontrollit teksa ajo po luftonte me depresionin pas lindjes pas lindjes së vajzës së saj Kaya në 2014.

6 Korrik 2022, 20:06 Nga k.m.
Shkëlqimi dhe rënia e një "YLLI"/ Hayden Panettiere
Hayden Panettiere

SHBA- Ylli i Nashville, Hayden Panettiere, ka zbuluar se ajo luftoi me një varësi prej vitesh ndaj opioideve dhe alkoolit, duke pranuar se problemet e saj të abuzimit me substancat derisa arriti nw pikwn qw ajo rrezikonte mëlçinë. Aktorja 32-vjeçare dhe nënë e një fëmije foli për betejat e saj të gjata ndaj varësisë në një intervistë të re me revistën People, duke zbuluar se abuzimi i saj me drogën filloi kur ajo ishte vetëm 15 vjeç - dhe më pas doli jashtë kontrollit teksa ajo po luftonte me depresionin pas lindjes pas lindjes së vajzës së saj Kaya në 2014.

"Ndërsa u rrita, droga dhe alkooli u bënë diçka pa të cilën pothuajse nuk mund të jetoja,"-rrëfeu Panettiere, duke zbuluar pse mori vendimin që vajza e saj të largohej për të jetuar me babanë e saj, Wladimir Klitschko, në Ukrainë.

"Unë kisha lëkundjet kur të zgjohesha dhe mund të funksionoja vetëm duke pirë alkool. Të largoja vajzën ishte gjëja më e vështirë që duhej të bëja ndonjëherë. Por unë doja të isha një nënë e mirë për të,"-tha ajo. Panettiere thotë se nuk ka pirë kur ishte shtatzënë me Kaya-n, por ajo pranon se iu rikthye alkoolit menjëherë pasi lindi vajza e saj dhe prej andej, problemet e saj me alkoolin vazhduan të dilnin jashtë kontrollit.

Pasi ajo e dërgoi vajzën e saj larg për të jetuar me Klitschkon, 46 vjeç. Tani ai dhe vëllai i tij, kryebashkiaku i Kievit, Vitali, ende luftojnë kundër forcave ruse. Edhe pse Panettiere ka vazhduar të dominojë titujt kryesorë të mediave si rezultat i marrëdhënies së saj sërish me Klitschkon, çështjeve të saj me drogën dhe alkoolin dhe romancën e saj të re me Brian Hickerson,ajo ka katër vjet që nuk ka asnjë projekt të - diçka që ajo tani shpreson të ndryshojë.

Aktorja do të rikthehet në ekranin e madh vitin e ardhshëm, kur do të riprodhojë rolin e saj si Kirby Reed në ekskluzivitetin Scream për pjesën e gjashtë ende të pa titulluar./Marrë nga Dailymail

hayden panettiere

Sondazh

Poll