Art&Argëtim

VIDEO/ Anulohet koncerti, muzikanti i njohur rrëzohet në skenë

Santana kishte rreth 40 minuta në skenë duke luajtur këngën e tij, Joy, kur u rrëzua. Organizatorët anuluan menjëherë koncertin. Njëri prej dëshmitarëve rrëfeu se mjekët nxituan që t’i jepnin ndihmën e parë në skenë.

6 Korrik 2022, 07:53 Nga A.B
VIDEO/ Anulohet koncerti, muzikanti i njohur rrëzohet në skenë
Carlos Santana rrezohet

SHBA- Muzikanti, Carlos Santana u rrëzua në skenë teksa po performonte në Clarkston, Michigan. Kitaristi 74-vjeçar u dërgua me urgjencë në spital por tani ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Menaxheri i tij, Michael Vrionis tha se kjo erdhi për shkak të vapës dhe dehidrimit.

Santana kishte rreth 40 minuta në skenë duke luajtur këngën e tij, Joy, kur u rrëzua. Njëri prej dëshmitarëve rrëfeu se mjekët nxituan që t’i jepnin ndihmën e parë në skenë.

“Papritmas muzika sapo u ndalua. Nuk e pashë të rrëzohej në skenë. Mjekët filluan të nxitojnë në skenë. Për momentin ai është ende në skenë. Ata kanë tërhequr një perde të zezë, kështu që ju nuk mund ta shihni atë drejtpërdrejt, por ai është ende në skenë.”- thanë ata.

carlos santana

Sondazh

Poll