Art&Argëtim

Dikur bashkëpunuan me këngën 'Monster', Nicki Minaj quan Kanye West klloun

Pasi bëri komentin, i cili tërhoqi të qeshura nga turma, ajo ndryshoi me shpejtësi temën duke i dhënë "një britmë New Orleans".

6 Korrik 2022, 19:20 Nga I.A
Dikur bashkëpunuan me këngën 'Monster', Nicki Minaj
Nicki Minaj

SHBA- Nicki Minaj ndërpreu një këngën që ka me Kanye West nga një shfaqje e fundit, duke e quajtur reperin një "klloun". 39-vjeçarja Minaj po performonte në New Orleans të premten si pjesë e Festivalit të Kulturës Essence, kur ajo i tha turmës: Prisni, duroni. Unë jam "Monster" dhe ne nuk grindem me kllounët.

Ajo bashkëpunoi me ëest me këngën "Monster" të vitit 2010 së bashku me Bon Iver dhe Rick Ross. Pasi bëri komentin, i cili tërhoqi të qeshura nga turma, ajo ndryshoi me shpejtësi temën duke i dhënë "një britmë New Orleans".

Fansat kanë theksuar se komenti i saj erdhi në ditën kur Cardi B publikoi një bashkëpunim të ri me West, i cili tani njihet ligjërisht si Ye. Minaj ka pasur një grindje publike me Cardi B në të kaluarën.

nicki minaj kanye west

Sondazh

Poll