Art&Argëtim

E bëri për spital! Stresi pranon dhunimin e BMT: Çova njerëzit se më kërcënoi familjen, informova Prokurorinë

Stresi thotë se videot ku shihej se BMT e ofendonte dhe kërcënonte ia ka dërguar Prokurorisë së Përgjithshmë, por duke qenë se prej tyre nuk ka gjetur zgjidhje, ka marrë vetë masa.

6 Korrik 2022, 13:25 Nga F.M
E bëri për spital! Stresi pranon dhunimin e BMT: Çova
Stresi dhe BMT

TIRANË- Këngëtari Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi ka pranuar se e ka dhunuar reperin Arben Simoni (BMT). Përmes një live në Instagram me Kozakun, një personazh i njohur për rrjetet sociale, Stresi është shprehur se ai vetë nuk e ka ‘prekur me dorë’ kundërshtarin, por ka dërguar njerëz që ta bëjnë një gjë të tillë pas ofendimeve publike që i ka bërë. Stresi thotë se videot ku shihej se BMT e ofendonte dhe kërcënonte ia ka dërguar Prokurorisë së Përgjithshmë, por duke qenë se prej tyre nuk ka gjetur zgjidhje, ka marrë vetë masa.

“Ne i kemi inat kërcënimet, sepse kemi motra, vëllezër, nënë, baba, dalin nëpër Tiranë, ku iu merret vesh këtyre se janë njerëz të çmendur, kërcënojnë: ‘Do të vras’, ‘Po jetoj për të ardhur në Shqipëri për të të vrarë’, Ne kur e marrim vesh që janë në Shqipëri pastaj, veprojnë njerëzit se unë as nuk e kam prekur me dorë atë legen. Këta kopilët e shtetit nuk shohin kërcënimet e tjetrit, por vijnë e pyesin; ‘Pse e ke rrahur’. E kam rrahur o vëlla sepse ti si shtet nuk je i aftë të mbrosh robin tënd. Unë i kam dërguar videot në Prokurori dhe iu kam thënë: ‘Shikoni se ky njeri është 40 vjeç, më merr në telefon nga Italia, më thotë që do të vij në Shqipëri dhe do të q* robtë e shtëpisë, ty, babait, nënës tënde do ju vras’, tani shoh që vjen në Shqipëri dhe s’merret asnjë lloj mase, si qenka ky muhabet kështu,”- thotë Stresi.

Pamjet e dhunimit të Simonit u publikuan një ditë më parë nga të gjitha mediat. Aty shihej se si Stresi bashkë me disa të tjerë, dhunojnë ish-anëtarin e TBA-së me një shkop dhe shkatërrojnë automjetin ku ndodhet ai. BMT shihet teksa ul kokën për tu mbrojtur. Në drejtim të mjetit është një burrë që bëhet dëshmitar i kësaj dhune, por shton se ka vetëm rolin e taksixhiut, në mënyrë që djemtë të mos e dhunojnë atë gjithashtu. Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Mamurrasit. Deri më tani nuk ka  asnjë të arrestuar për ngjarjen në fjalë.

arkimed lushaj arben simoni

Sondazh

Poll