Art&Argëtim

“Jam e mërzitur”, Monika Lubonjës i hakojnë Instagramin: Më duhet për punë

Ajo ka falenderuar ndjekësit që janë shqetësuar dhe ka shtuar se po shpreson që ta rikthejë Instagramin së shpejti.  

5 Korrik 2022, 18:14 Nga I.A
“Jam e mërzitur”, Monika Lubonjës i hakojnë
Monika Lubonja

TIRANË- Aktorja Monika Lubonja ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Këtë gjë e ka bërë të ditur ajo vetë me anë të një video të postuar në TikTok, ku tregon se prej dy ditësh nuk ka më akses në Instagramin e saj. Ajo ka falenderuar ndjekësit që janë shqetësuar dhe ka shtuar se po shpreson që ta rikthejë Instagramin së shpejti.  

“Përshendetje miq. Kam 2 ditë që nuk e kam Instagram. Kanë tentuar që ta vjedhin. Falenderoj miqtë dhe fansat që kanë pyetur se çfarë ka ndodhur me Instagramin e Monikës. Jam mirë, por jam e mërzitur. Sepse ne Instagram, përveç momenteve të bukura që ne ndajmë me njëri-tjetrin, është kthyer në një domosdoshëri për punë. Me shpresë që të rikthej Instagramin, po ju përshëndes dhe faleminderit pafund të gjithë miqve që janë interesuar për mua”, tha Monika.

monika lubonja instagram

Sondazh

Poll