Aktualitet

VIDEO/ Zjarr në Lezhë, digjen rreth 60 Ha tokë në dy vatra, banorët: E fikëm vetë, zjarrëfikëset erdhën pas dy orësh

Ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikëse për fikjen e zjarrit. 

6 Korrik 2022, 18:47 Nga I.A
VIDEO/ Zjarr në Lezhë, digjen rreth 60 Ha tokë në dy vatra,
Zjarri

LEZHË- Dy vatra të reja zjarri janë ndezur ditën e sotme në Lezhë. Mësohet se në fshatin Zejmen deri tani janë djegur rreth 10 hektarë me ullinj dhe vreshtari. Ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikëse për fikjen e zjarrit. 

Ndërkohë që vatra e dytë e zjarrit është ndezur në fshatin Troshan. Mësohet se deri më tani janë djegur mbi 50 hektarë me ullinj e pemtari të tjera. Ndërkohë që për të shuar zjarrin për përveç zjarrfikësve janë futur edhe banorët e zonës me mjete rrethanore.

“Zjarri ka nisur rreth orës 13.30 nga poshtë në një parcelë dhe nga era e fortë u përhap menjëherë. U deshën dy orë që të digjeshin mbi 60 ha sipërfaqe. Janë djeg mbi 1700 bimë, pemë frutore. Pra, të gjitha produktet që fshatarët kanë mbjellë dhe kultivojnë këtu. Ndihma ishte e menjëhershme e fshatarëve. Ishte koha e pushimit, dy vetë kemi ardhur të parët këtu. I falënderoj të gjithë troshanësit që u çuan menjëherë dhe u përgjigjën me kallama, me mjete rrethanore, kova arritën ta vënë nën kontroll. Zjarrfikësit ishin në Zejmen, erdhën pas dy orësh, po zjarrin nën kontroll e vunë fshatarët. Dëmi është i madh,” tha një banor.

zjarr ne lezhe

Sondazh

Poll