Aktualitet

Vendimi i qeverisë/ Shtohen punonjësit e ministrisë së Brendshme

Lajmi është bërë me dije nga vendimi i marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku theksohet se numri i punonjësve të rinj shtohet me nga 30 veta në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

6 Korrik 2022, 17:44 Nga k.m.
Vendimi i qeverisë/ Shtohen punonjësit e ministrisë së
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Brendshme ka shtuar numrin e punonjësve në institucion. Lajmi është bërë me dije nga vendimi i marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku theksohet se numri i punonjësve të rinj shtohet me nga 30 veta në Drejtorinë e Policisë së Shtetit. Ndërsa hiqet me 30 persona stafi i punonjësve rezervë.

V E N D I M PËR NJË SHTESË NË NUMRIN E PUNONJËSVE ORGANIKË TË MINISTRISË SË BRENDSHME, PËR VITIN 2022 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Numri i punonjësve organikë të Ministrisë së Brendshme, për vitin 2022, shtohet me 30 (tridhjetë) veta, për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe numri i përgjithshëm i sistemit të ministrisë bëhet 15 141 (pesëmbëdhjetë mijë e njëqind e dyzet e një) punonjës.

2. Numri i punonjësve rezervë të buxhetit pakësohet me 30 (tridhjetë) veta dhe numri i përgjithshëm i punonjësve rezervë mbetet 10 (dhjetë) veta.

3. Ngarkohet Ministria e Brendshme të depozitojë pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë detajimin e numrit të punonjësve shtesë, sipas këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

ministria e brendshme

Sondazh

Poll