Aktualitet

Zjarri në Krastë të Krujës, flakët favorizohen nga era, deri tani janë djegur mbi 70 hektarë

Sot, mendohet se persona të paidentifikuar po vijojnë t’i vënë flakën kësaj zone të mbrojtur që prej ditës së djeshme.

6 Korrik 2022, 17:39 Nga k.m.
Zjarri në Krastë të Krujës, flakët favorizohen nga era,
Foto ilustruese

KRUJË- Riaktivizohet vatra e zjarrit në pyjet e Krastës së Krujës, duke e çuar në 70 hektarë, sipërfaqen e djegur të pyllit dhe hapësirës së gjelbër. Sot, mendohet se persona të paidentifikuar po vijojnë t’i vënë flakën kësaj zone të mbrojtur që prej ditës së djeshme.

Edhe pse zjarri u shua mbrëmjen e djeshme, ai është riaktivizuar serish në mesditën e sotme nga persona të pa identifikuar, të cilët i kanë vënë flakën në disa vatra, duke rrezikuar edhe jetën e zjarrfikësve, të cilët po përpiqeshin të shuanin zjarrin. Lidhur me zjarret, Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar se fikja e zjarrit do të bëhet nga terreni, pasi nuk ka helikopterë që të përdoren për shuarjen e flakëve nga ajri. Ndërkohë një patrullë policie ka vajtur në vendngjarje dhe është vene në ndjekje të personave të dyshuar, të cilët mendohet të jenë ende në zonë.

 

zjarr ne kraste te krujes

Sondazh

Poll