Aktualitet

Berisha dhe PD protestë para Kryeministrisë. Policia merr masat, 1000 policë në kordone, FNSH dhe RENEA gati për çdo gjë

Nesër do të angazhohen rreth 1000 efektivë priten në terren, ndërsa në gatishmëri do të jenë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe atyre RENEA. 

6 Korrik 2022, 18:19 Nga k.m.
Berisha dhe PD protestë para Kryeministrisë. Policia merr masat, 1000
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Shtetit ka nisur punën me përgatitjet e fundit lidhur me protestën e Partisë Demokratike që do të mbahet nesër, më 7 korrik para Kryeministrisë. Edhe nesër, ashtu siç është vepruar gjithmonë edhe në tubimet e shkuara, do të ketë kordonë me efektivë të Policisë së Shtetit që do të kujdesen për ruajtjen e rendit dhe të institucioneve nga protestuesit. 

Nesër do të angazhohen rreth 1000 efektivë në terren, ndërsa në gatishmëri do të jenë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe atyre RENEA. Gjithashtu në kuadër të këtyre masave do të ndalohet qarkullimi pas orës 16:00 tek të gjitha rrugët që të çojnë drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit”.

Protesta e paralajmëruar nga Partia Demokratike pritet të nisë në orën 19:00 të së enjtes, ndërsa leje është marrë për të tubuar deri në orën 21:00 të mbrëmjes, por nuk përjashtohet mundësia e shtyrjes së tubimit. 

policia e shtetit protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll