Aktualitet

ITALI/ Kapet banda italo-shqiptare e trafikut të drogës! U gjenden 1 milion euro dhe 90 kg drogë

Hetimet e këtij operacioni kanë nisur më vitin 2019 pas një operacioni paraprak, i cili çoi në shkatërrimin e një bande grabitësish me bazë më lagjen Barca të Bolonjës.

6 Korrik 2022, 14:26 Nga e.k
ITALI/ Kapet banda italo-shqiptare e trafikut të drogës! U gjenden 1
Droga e sekuestruar

ITALI- Një operacion i zhvilluar nga policia italiane ka çuar në pranga 8 shqiptar dhe 35 italianë nën akuzën e trafikut të drogës, armëmbajtjes dhe pastrimit të parave. Policia sekuestroi dhe 1 milion euro si dhe 90 kg drogë. Operacioni policor u zhvillua mëngjesin e sotëm nga Policia e Bolonjës e me urdhër të Prokurorisë së Bolonjës.

Sipas mediave italiane, hetimet e këtij operacioni kanë nisur më vitin 2019 pas një operacioni paraprak, i cili çoi në shkatërrimin e një bande grabitësish me bazë më lagjen Barca të Bolonjës. Monitorimi i anëtarëve të kësaj bande çoi në zbulimin e këtij tjetër grupi që merrej me trafikun e lëndëve narkotike e i përbërë nga shtetas italianë e shqiptarë e që trafikonin kokainë, hashash e marijuanë.

“Hetimet e operacionit u mbyllën në prill të 2021 e vazhduan me përgjime telefonike, telematike, video vëzhgime e lokalizime satelitore që dokumentuan aktivitetin kriminal në trafikun e drogës të 43 personave të vënë nën masë ndalimi” thuhet në deklaratën e policisë.

Paratë e fituara nga trafiku i drogës të arrestuarit i depozitonin në disa llogari bankare nën emra të personave të tretë, të afërm të tyre, e disa të tjera përdornin strategjinë e basteve sportive e të lojërave të fatit për të justifikuar prejardhjen e parave e depozitimin në bankë. Në momentin e arrestimit u sekuestruan dhe 7 kg kokainë, 70 kg marihuanë, 10 kg hashash si dhe gjithsej nëntë armë, nga të cilat gjashtë nga vjedhjet në shtëpi dhe tre klandestine, përveç sekuestrimit të municioneve të ndryshme.

itali

Sondazh

Poll