Insights

Parku FotoVoltaik në Karavasta, 2 lajme e gjysmë të mira, një i keq

1 Korrik 2022, 12:11 Nga Klodian Tomorri
Parku FotoVoltaik në Karavasta, 2 lajme e gjysmë të mira,
Foto ilustruese


1-Me ne fund sot ka nisur ndertimi i nje vepre energjetike, e cila eshte nje nga investimet me fitimprurese per qytetaret shqiptare. Behet fjale per Parkun Diellor te Karavastase me kapacitet te instaluar 140 megavat. Parku eshte investim privat nga nje kompani e njohur franceze dhe fillon te prodhoje energji ne gjashtemujorin e dyte te vitit te ardhshem.

Cili eshte perfitimi i qytetareve?

Gjysma e energjise se prodhuar nga impianti do t'i shitet KESH per 15 vjet rresht me cmimin 24.89 euro per mega. Pra 15 here me pak se sa cmimi i tregut sot. Behet fjale per nje prodhim energjie, i cili do te mbuloje konsumin e 70 mije familjeve.

2-Lajmi i dyte i mire eshte se prej disa ditesh dieseli po shitet nen 1200 dollare per tone, nga 1300-1400 qe eshte shitur ne pjesen me te madhe te muajit. Si do te shkoje ne vijim, kete nuk e dime. Por ato skenaret me 5 mije leke litrin e naftes duken gjepura.

3-Gjysme lajmi tjeter i mire eshte se rritja ekonomike rezistoi mire ne tremujorin e pare. Prodhimi kombetar u zgjeruar me 5.97 per qind vit me vit, qe eshte nje rritje relativisht e forte. Brenda kesaj kemi lajmin e keq.

4-Gati gjysma e rritjes ekonomike vjen nga ndertimi. Vete ndertimi ka kontribuar me 1.9 pike perqindje ne rritje, ndersa gati 1 pike perqindje tjeter vjen nga aktivitetet e pasurive te paluajtshme, domethene renta e imputuar kryesisht. Me gjasa ekonomia do te filloje frenim te forte nga tremujori i dyte, por ne kete pike skenari i recesionit vjetor duket pa gjase.

parku i fotovoltaik i karavastase

Sondazh

Poll

Insights 29 Qershor 2022, 09:44 k.m.

G7 dhe Ukraina – Perspektiva të paqarta

Foto ilustruese Kaq ishte takimi i nivelit të lartë në Elmau, suksesin e të cilit e pati marrë përsipër Gjermania. Megji...