Insights

Futeni Kryeministrin në "riedukim"

Për të dytën herë sot aplikoi një metodë të padëgjuar, përjashtuese dhe denigruese të ndalimit të një gazetari.

1 Korrik 2022, 19:32 Nga Fjola Graçi
Futeni Kryeministrin në "riedukim"
Edi Rama

E quajti pyetje të pavend dhe të parespekt interesimin e gazetarit Klevin Muka se a e kishte shkelur vetë ministrja e tij, urdhërin për të mos u takuar me biznesmenë, në kohën kur i shoqi i është shpallur investitor strategjik, duke përsëritur të njëjtën shfaqje që jep sa herë që një nga bashkëpunëtorët e tij kapet gafil. Edi Rama e di që mund të intimidojë gazetarë sa herë që dikush tenton të bëjë një pyetje të guximshme dhe të pakaluar fillimisht në paralojën e konferencave me median.

Për të dytën herë sot aplikoi një metodë të padëgjuar, përjashtuese dhe denigruese të ndalimit të një gazetari, tejçues të lajmit për shkak se pritësi i konferencës është i pakënaqur nga pyetja. Pas Ambrozia Metës, kësaj here lapsi zuri Klevin Mukën, ndërsa nesër askush nuk na garanton se për pyetjen me shqetësimin më të vogël që mund ti drejtohet, Edi Rama nuk do ti fusë të gjithë në "riedukimin" e tij, duke e zhdukur njëherë e mirë kulturën e llogaridhënies para publikut me gazetarë. Shfaqja që do të duhet të irritonte gazetarët e pranishëm kolegë reporterë u mbyll me të njëjtin përfundim si në rastin e reporteres së Syri Tv .

90 ditë gazetari do të jetë i palejuar në aktivitetet ku Kryeministri merr pjesë. Çfarë na pret në këtë rast?
Kush do të jetë zëdhënësi i Publikes përpara arrogancës dhe burokracisë? Një lëvizje e përbashkët e reporterëve të terrenit për të futur kryeministrin në riedukim do të ishte ndoshta e tejet e guximshme por përpara refuzimit të llogaridhënies dhe farsës që shitet si konferencë për qytetarët, 90 ditë janë një mësim.

edi rama klevin muka ambrozia meta

Sondazh

Poll

Insights 29 Qershor 2022, 09:44 k.m.

G7 dhe Ukraina – Perspektiva të paqarta

Foto ilustruese Kaq ishte takimi i nivelit të lartë në Elmau, suksesin e të cilit e pati marrë përsipër Gjermania. Megji...