Bota

MARIUPOL/ Qyteti në prag të katastrofës epidemike nga mungesa e ujit dhe kufomat nën rrënoja

Shumë njerëz po detyrohen të ecin me kilometra për të qëndruar në radhë në pikat e grumbullimit të ujit, të cilat përfshijnë puset e kanalizimeve, tha Andryushchenko.

5 Korrik 2022, 20:33 Nga e.k
MARIUPOL/ Qyteti në prag të katastrofës epidemike nga mungesa e
Pamje nga Mariupol

UKRAINË- Mariupoli, qyteti I dytë më i madh i Ukrainës vazhdon të jetë në gjëndje të mjerueshme pas shkatërrimit rus ku sipas zyrtarëve ukrainas banorët e qytetit thuhet se po vuajnë në kushte të tmerrshme. Petro Andryushchenko, një këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, tha se vetëm deri në 3% e njerëzve në qytet kanë akses në ujë. 

Shumë njerëz po detyrohen të ecin me kilometra për të qëndruar në radhë në pikat e grumbullimit të ujit, të cilat përfshijnë puset e kanalizimeve, tha Andryushchenko.

Olena Halushka, një shkrimtare dhe komentuese politike, tha se kombinimi i mungesës së kujdesit shëndetësor dhe ujit të pijshëm, “varrimeve kaotike” dhe nxehtësisë ishte “i tmerrshëm”.

ukraine lufta ne ukraine mariupol

Sondazh

Poll