Bota

Mike Pompeo: Nuk e përjashtoj kandidimin për president të SHBA-ve

Kur u pyet në një konferencë të Economist në Athinë nëse ai do të kandidonte si republikan edhe nëse Donald Trump do të ishte gjithashtu kandidat, Pompeo nuk e përjashtoi këtë, duke thënë se çdo vendim do të merrej në fillim të vitit 2023.

5 Korrik 2022, 20:07 Nga I.A
Mike Pompeo: Nuk e përjashtoj kandidimin për president të SHBA-ve
Mike Pompeo

SHBA- Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo nuk refuzoi kandidimin për nominimin presidencial republikan në vitin 2024. Kur u pyet në një konferencë të Economist në Athinë nëse ai do të kandidonte si republikan edhe nëse Donald Trump do të ishte gjithashtu kandidat, Pompeo nuk e përjashtoi këtë, duke thënë se çdo vendim do të merrej në fillim të vitit 2023.

Ekonomia amerikane është në gjendje të keqe”, tha ai, duke shtuar se ka qytetarë amerikanë që nuk mund të paguajnë qiranë dhe gazin natyror.

“Ne të gjithë duhet të gjejmë mënyra për të arritur tranzicionin e gjelbër në mënyrë që shtetet ta përballojnë atë. Rreziku politik (ekziston) për të gjitha qeveritë, të djathta apo të majta, është nëse ato nuk e kuptojnë situatën me të cilën po përballet bota”, tha Pompeo.

Pompeo ishte sekretar i shtetit në administratën Trump nga prilli 2018 deri në janar 2021, para se ai ishte kreu i CIA-s.

 

mike pompeo

Sondazh

Poll