Bota

Saga e vrasjeve të miliarderëve rus të lidhur me Gazprom! Gjendet vdekur në pishinë manjati i gazit

Kjo është vetëm një nga një seri vdekjesh misterioze të miliarderëve rus të lidhur me gjigandin e gazit, Gazprom që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

5 Korrik 2022, 19:20 Nga e.k
Saga e vrasjeve të miliarderëve rus të lidhur me Gazprom! Gjendet
Policët rus pranë shtëpisë së viktimës

RUSI- Miliarderi rus Yuri Voronov, 61 vjeç, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në një lagje të pasur në periferi të Shën Petersburg të hënën rreth orës 14:00. Ai ishte kreu i një kompanie logjistike që kishte lidhur disa kontrata fitimprurëse me kompaninë ruse të gazit Gazprom në Arktik. Voronov u gjet në pishinë me një plagë në zemëer të shkaktuar nga një armë zjarri gëzhojat e së cilës u gjetën në fund të pishinës.

Policia ruse po heton vdekjen e Voronov, për të cilën aktualisht dyshohet se mund të ketë ardhur si pasojë e prishjës së ndonjë marrëveshje me ortakët që ndante dhe bizneset. Sipas mediave ruse mësohet se gruaja e tij ka thënë në polici se Voronov kishte rënë pre e disa mashtrimave që ishin bërë në kontratat e firmosura me kontaktorët dhe se ai kohët e fundit kishte filluar të pinte shumë.

Kjo është vetëm një nga një seri vdekjesh misterioze të miliarderëve rus të lidhur me gjigandin e gazit, Gazprom që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. Aleksander Tulakov 61 vjeç, zyrtar i lartë i financave dhe sigurimeve të Gazprom, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në shkurt. Hetuesit thanë se ai vrau veten, por raportet lokale thanë se trupi i tij tregonte shenja dhune duke sugjeruar se varja ishte e organizuar.

Tre javë më parë, gjashtëdhjetë vjeçari Leonid Shulman u gjet i vdekur, i vrarë me thikë në tualetin e tij. Shulman ishte kreu i transportit në Gazprom Invest, një degë e gjigantit energjetik përgjegjës për projektet e investimeve. Miliarderi Alexander Subotin, 43 vjeç, një ish-zyrtar i lartë në gjigantin e energjisë Lukoil, u gjet gjithashtu i vdekur në maj. Një teori është se ai u helmua me një helm që shkaktoi një atak në zemër.

rusi yuri voronov aleksander tulakov leonid shulman alexander subotin

Sondazh

Poll