Art&Argëtim

Me cilët nga kolegët nuk flet? Aurela Gaçe: Nuk kam shoqëri me disa, iu kam treguar vendin

Aurela nuk zgjodhi të japë një emër konkret.

5 Korrik 2022, 07:16 Nga A.B
Me cilët nga kolegët nuk flet? Aurela Gaçe: Nuk kam
Aurela Gace

TIRANË- Këngëtarja shqiptare, Aurela Gaçe ka folur së fundmi, për jetën e saj personale dhe profesionale. E ftuar në emisionin “1 kafe me Labin”, ajo ndër të tjera u pyet se me cilin ose cilën nga koleget nuk flet. Mirëpo, Aurela nuk zgjodhi të japë një emër konkret.

“Nuk kam kolegë që nuk flas. Mbase nuk kam shoqëri apo raporte miqësore me disa, por me kolegët që kam punuar jam shumë mirë me të gjithë. Ka pasur momente që i kam treguar vendin, apo keqkuptime të vogla, po unë jam nga ato natyra që ta them në sy, por nuk mbaj inat, fal”, u shpreh ajo.

aurela gace

Sondazh

Poll