Art&Argëtim

"A shumë mirë, më vjen mirë, gëzohem", Beatrix flet për herë të parë për rikthimin e Borës dhe Donaldit

Gjatë pjesmarrjes në festivalin e klipit shqiptar në Uqin ajo është intervistuar nga gazetarja e emisionit OraVerore, Feride Kuqi ku u pyet se çfarë mendon për ribashkimet e fundit.

4 Korrik 2022, 19:35 Nga d.a.
"A shumë mirë, më vjen mirë, gëzohem",
Beatrix Ramosaj

TIRANË- Këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila u bë e dashur dhe më e njohur për publikun gjatë BBV, ka folur për herë të parë në lidhje me rikthimin e Donaldit dhe Borës.

Gjatë pjesmarrjes në festivalin e klipit shqiptar në Uqin ajo është intervistuar nga gazetarja e emisionit OraVerore, Feride Kuqi ku u pyet se çfarë mendon për ribashkimet e fundit.

"Ribashkimet e kujt"- pyeti Triksa teksa gazetarja i tha: Psh po përflitet gjithandej Donaldi dhe Bora që janë ribashkuar?"

"A shumë mirë, më vjen mirë, gëzohem"- u përgjigj Triksa.

Beatrix gjatë qëndrimit të saj në BBV krijoi një lidhje dashurie me aktorin Donald Veshaj, i cili në ato kohë kishte një situatë pak të "ngatërruar" pasi edhe pse ishte ndarë prej 8 muajsh me moderatoren Bora Zemani në javët e para të qëndrimit të shtëpi ai pati një takim me të, shkëmbyen puthje si dhe i dhuroi një varëse. Pas daljes nga Bigu Donaldi u nda nga Triksa ku të shumtë ishin ata që aluduan për një rikthim me Borën.

beatrix ramosaj donald veshaj bora zemani

Sondazh

Poll