Bota

Pas takimit me Michel, Kovaçevski: Propozimi francez është baza e progresit drej BE-së

Në një konferencë të përbashkët shtypi për gazetarët Kovaçevski tha se propozimi francez është baza e çështjes jashtëzakonisht të rëndësishme të progresit dhe sigurimit të asaj që kanë pritur për 17 vjet.

5 Korrik 2022, 15:38 Nga d.a.
Pas takimit me Michel, Kovaçevski: Propozimi francez është baza
Dimitar Kovaçevski

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski ka pritur sot në një takim presidentin e Këshillit Europian Charles Michel.

Në një konferencë të përbashkët shtypi për gazetarët Kovaçevski tha se propozimi francez është baza e çështjes jashtëzakonisht të rëndësishme të progresit dhe sigurimit të asaj që kanë pritur për 17 vjet.

Ky propozim është baza e çështjes jashtëzakonisht të rëndësishme të progresit dhe sigurimit të asaj që kemi pritur për 17 vjet, pas marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Propozimi është në përputhje të plotë me Rezolutën e Kuvendit për qëndrimet shtetërore në kontestin me Bullgarinë, gjë që tregon se qeveria, unë si kryeministër dhe institucionet kompetente përfaqësojmë me përgjegjësi interesat e shtetit jashtë dhe brenda”, tha kryeministri. 

Propozimi i ardhur nga presidenti francez Emmanuel Macron pritet t'i japë zgjidhje konflikteve historike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Opozita maqedonase është shprehur skeptike për këtë propozim duke thirrje dhe protesta kundër qeverisë. Në vitin 2020, Bullgaria vendosi VETO-n duke bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut mbi mosmarrëveshjet historike midis dy vendeve. Kushtet e Bullgarisë për heqjen e saj ishin respektimi i qëndrimit kornizë, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së, në mënyrë që të mbrohen të drejtat e tyre dhe së treti, të zbatohej marrëveshja e fqinjësisë. Ndërkohë një javë më parë parlamenti bullgar vendosi të heqë veton duke i hapur rrugën edhe Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit drejt BE-së.

dimitar kovaçevski charles michel ne maqedonine e veriut propozimi francez

Sondazh

Poll