Bota

Zjarr masive në Kranidhi të Greqisë! Flakët përfshijnë hotelin, shpëtojnë turistët

4 Korrik 2022, 23:13 Nga k.m.
Zjarr masive në Kranidhi të Greqisë! Flakët
Pamje nga zjarri në Greqi

GREQI- Zjarri në 'Amfissa ka dalë jashtë kontrollit dhe po lëviz kërcënues drejt Iteas, i ndihmuar nga erërat e forta. Pavarësisht se forcat tokësore dhe ajrore po forcohen vazhdimisht për të shuar flakët, duket se lufta do të jetë e gjatë. Tashmë në këto momente flakët po lëvizin drejt objekteve të banuara të zonës, drejt vathave të deleve dhe tashmë zjarrfikësit po tentojnë të krijojnë një pengesë për të mos ecur përpara.

Kryebashkiaku Panagiotis Tagalis tha publikisht: U bëjmë thirrje banorëve të anës veriore të Iteas që të evakuojnë menjëherë zonën dhe të nisen drejt Kirrës. Më herët, Mbrojtja Civile kishte kërkoi që të avancohen procedurat për informimin e qytetarëve që ndodhen në anën veriore të Iteas në mënyrë që ata të jenë gati kur të jepen urdhra për t'u larguar nga zona. Është vendosur evakuimi paraprak i banorëve të fshatit Sernikaki, pasi balli i zjarrit po shkon drejt Sernikaki, Itea dhe Chrissos.


Deri më tani një hotel në zonën Kranidhi të periferisë të Argosit është shkatërruar tërësisht prej zjarrit. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhjetëra turistët mundën të dalin në një plazh aty afër. Po ashtu, dëme të mëdha materiale janë shënuar edhe në zonën Itea ku janë djegur mijëra rrënjë ullinj dhe masive të mëdha pyjore,ndërsa mbrotja civile ka dërguar sms alarmi për banorët që rrezikojnë nga zjarri në zonën Ftiotidha, në Pyrgo dhe ishullin Zakynthos dhe në malin e shenjtë Atos në Kalkidhiki.

Në luftë me flakët janë hedhur dhjetëra mjete zjarrfikëse të ndihmuara edhe prej avionëve dhe helikopterëve. Në ndihmë të zjarrfikësve grekë kanë mbërritur në Greqi edhe forca nga Rumania dhe bullgaria,ndërsa në orët në vazhdim priten edhe zjarrfikës prej Finlndës, Francës dhe Norvegjisë.

 

zjarr ne greqi

Sondazh

Poll