Art&Argëtim

FT- Shkoi për të mbështetur Salianjin! Belind Këlliçi në gjyq me një mesazh, ja ç'shkruante në bluzë

Bluza e tij mbante të stampuar flamurin ukrainas, me një shkrim poshtë: UnëqëndrojpranëUkrainës.

4 Korrik 2022, 17:10 Nga k.m.
FT- Shkoi për të mbështetur Salianjin! Belind Këlliçi
Foto ilustruese

TIRANË- Belind Këlliçi, deputeti i Partisë Demokratike, është paraqitur sot në sallën e Gjykatës me një mesazh të shkuar në bluzën e tij. Teksa shkoi në gjyq për të mbështetur kolegun e tij, Ervin Salianji, Këlliçi u shfaq me një mesazh për Ukrainën. Bluza e tij mbante të stampuar flamurin ukrainas, me një shkrim poshtë: UnëqëndrojpranëUkrainës. Ndërsa xhaketën e mbante në dorë për shkak të temperaturave të larta.

Sot u zhvillua seanca e parë gjyqësore në gjykatën e Apelit, për deputetin demokrat Ervin Salianji, për çështjen 'Babale', por u vendos të shtyhej për datën 18 korrik. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e gjyqtares Elona Toro e cila dyshohet se është infetuar me Covid-19. Në mbështetje të Salianjit, në sallë ishin deputetët: Sajmir Korreshi, Luan Baçi, Elda Hoti, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Selaudin Jakupllari, Kasem Mahmutaj, Bledion Nallbati. Vetë Salianji në një dekaratë për mediat tha se ka shpresa për tu shpallur i pafajshëm.

belind këlliçi

Sondazh

Poll