Art&Argëtim

“Më ka mbetur si traumë ajo periudhë”, partnerja e Shpat Kasapit zbulon problemet gjatë shtatzënisë

Gruaja e tij Sejvije Jao solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Roel. Selvija është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ndan shpesh momente familjare me vogëlushin e saj. Ajo së fundmi ka folur dhe për problemet që ka patur gjatë shtatzanisë.

4 Korrik 2022, 13:53 Nga d.a.
“Më ka mbetur si traumë ajo periudhë”, partnerja e
Shpat Kasapi dhe Selvije Jao

MAQEDONIA E VERIUT- Këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut Shpat Kasapi u bë baba për herë të parë në fillim të këtij viti.

Gruaja e tij Sejvije Jao solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Roel. Selvija është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ndan shpesh momente familjare me vogëlushin e saj. Ajo së fundmi ka folur dhe për problemet që ka patur gjatë shtatzanisë.

Në rubrikën Ask të zhvilluar me ndjekësit në Instagram, Selvije ka rrëfyer se shtatzënia nuk ka qenë e lehtë për të pasi një ndjekës e pyeti nëse po mendojnë për një bebush të dytë.

Kam pasur një shtatzëni me të gjitha komplikacionet e mundshme dhe ende më ka mbetur si traumë e gjithë ajo periudhë. Nuk mund të të jap këtë përgjigje tani. Mundohem ta marr vetën fizikisht dhe psikologjikisht,” është shprehur Jao.

 

shpat kasapi selvije jao

Sondazh

Poll