Aktualitet

Ky është 'çifti' i 95-vjeçarëve që kanë kompani me vlerë 30 milionë dollarë (FOTO)

Mes të tjerash, kryetarja e LSI tregoi rastin kur një çift 94 dhe 95 vjeç kanë blerë një biznes 30 milionë dollarë.

4 Korrik 2022, 22:46 Nga k.m.
Ky është 'çifti' i 95-vjeçarëve që
Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialise për Integrim, Monika Kryemadhi, denoncoi sot fakte të reja për aferën e pastrimit të parave. Kryemadhi tha se janë disa kompani, që së bashku, kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash. Mes të tjerash, kryetarja e LSI tregoi rastin kur një çift 94 dhe 95 vjeç kanë blerë një biznes 30 milionë dollarë.

Bëhet fjalë pikërisht për dy të moshuarit në foto, me emrat Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, të cilët rezultojnë me pasuri marramendëse. Edhe pse në fakt, njëra jeton në azil, ndërsa tjetri është 94 vjeç.

“I gjithë sistemi ka funksionuar me një mbikëqyrje perfekte nga kryeministri. Nëse do kishim hetim tatimor që do hetonte do shikonte që frutat ekzotike janë shndërruar në asfalt. Të gjithë materialin ia kemi bërë gati prokurorisë së posaçme. Për të 24 kompanitë do të informojmë prokurorinë në mënyrë që ata të mos bëjnë asgjë tejtër, por vetëm të verifikojnë. Të verifikojnë edhe këta 94-95 vjeçarët që kanë blerë biznese 30 milionë dollarë”, tha Kryemadhi.

 

thanas çani haxhire gurakuqi skandali me evazionin fiskal

Sondazh

Poll