Aktualitet

Aksident në aksin Kavajë-Rrogozhinë, traileri përmbys furgonin, lëndohet drejtuesi

Mësohet se një mjet trailer me targa të Malit të Zi ka tentuar që të hyj në parakalim të gabuar dhe për pasojë është shkaktuar përmbysja e një furgoni. 

4 Korrik 2022, 21:31 Nga I.A
Aksident në aksin Kavajë-Rrogozhinë, traileri përmbys
Pamje nga ngjarja

KAVAJË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Kavajë-Rrogozhinë. Mësohet se një mjet trailer me targa të Malit të Zi ka tentuar që të hyj në parakalim të gabuar dhe për pasojë është shkaktuar përmbysja e një furgoni. 

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar vetëm drejtuesi i furgonit, i cili është dërguar në spitalin e Kavajës për të marrë ndihmë mjekësore. Po ashtu në vendngjarje ka policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

aksident ne aksin kavaje-rrogozhine

Sondazh

Poll