Bota

Propozimi francez për negociatat me BE, qytetarët e Maqedonisë së Veriut protestojnë para qeverisë

Ndërkohë që nuk mungonin as thirrjet për dorëheqje, të shoqëruara me këngë patriotike e me thirrjen: Ultimatum- Jo, faliminderit.

4 Korrik 2022, 22:25 Nga k.m.
Propozimi francez për negociatat me BE, qytetarët e Maqedonisë
Pamje nga protesta

SHKUP- Sot u mbyll dita e tretë e protestës para qeverisë në Maqedoninë e Veriut. Pas mbarimit të protestës para qeverisë, qytetarët në vend që të shpërndaheshin, ata iu drejtuan parlamentit, ku rrëzuan mbrojtëset metalike dhe nisën të gjuanin me sende.

Ndërkohë që nuk mungonin as thirrjet për dorëheqje, të shoqëruara me këngë patriotike e me thirrjen: Ultimatum- Jo, faliminderit.

Por nesër u paralajmëruan protesta tjera, pasi sipas Mickoskit do të futet në qeveri propozimi francez. Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë deklaruar se propozimi francez është i përshtatshëm pasi në të nuk ka shënime që vendosin pikëpyetje mbi gjuhën maqedonase, por qëndrimi i tyre do të zyrtarizohet pasi propozimi të kalojë në të gjitha filtrat.

Bullgaria në vazhdimësi ka insistuar se gjuha maqedonase është një dialekt i gjuhës bullgare, sikur edhe identiteti i saj, që sipas Sofjes ka “rrënjë bullgare”. Po ashtu, Bullgaria me propozimin e parë të Francës ka insistuar edhe në përfshirjen e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut para se të nisin bisedimet e anëtarësimit, por me modifikimin e propozimit, sipas Ministrit Osmani, kjo do të ndodhë para hapjes së kapitullit të parë të bisedimeve.

Në vitin 2020, Bullgaria vendosi VETO-n duke bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut mbi mosmarrëveshjet historike midis dy vendeve. Kushtet e Bullgarisë për heqjen e saj ishin respektimi i qëndrimit kornizë, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së, në mënyrë që të mbrohen të drejtat e tyre dhe së treti, të zbatohej marrëveshja e fqinjësisë. Ndërkohë një javë më parë parlamenti bullgar tentoi të hiqte pengesën, por propozimi i qeverisë në ikje u refuzua në mbledhjen e Komisionit për punët e jashtme. Bllokada bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut ka lënë në harresë aspiratat e Shqipërisë për në BE, pasi shumica e vendeve të BE-së këmbëngulin që Shkupi dhe Tirana të vazhdojnë rrugën e tyre drejt anëtarësimit së bashku.

negociatat me be 2022

Sondazh

Poll