Aktualitet

Protesta e gazetarëve, reporterët "qepin" gojën, kërkesë Ramës: Hiq dorë nga 'riedukimi'

Të grumbulluar para Kryeministrisë me pankarta në duar, ata kanë kërkuar nga numri një i maxhorancës, Edi Rama që të heqë dorë nga masa ‘ndëshkuese’ që ai ndërmerr ndaj gazetarëve që i bëjnë pyetje që nuk i pëlqejnë.

4 Korrik 2022, 19:16 Nga k.m.
Protesta e gazetarëve, reporterët "qepin" gojën,
Pamje nga protesta e gazetarëve

TIRANË- Gazetarët dolën në protestë para Kryeministrisë, fiks në orën 19:00, ashtu siç edhe e paralajmëruan. Të gjithë kishin mbuluar gojën me ngjitës të zi, si një mesazh që po u mohohej e drejta e fjalës. Të grumbulluar para Kryeministrisë me pankarta në duar, ata kanë kërkuar nga numri një i maxhorancës, Edi Rama që të heqë dorë nga masa ‘ndëshkuese’ që ai ndërmerr ndaj gazetarëve që i bëjnë pyetje që nuk i pëlqejnë. Sipas tyre, duhet një reagim masiv në mënyrë që gazetarët të mos aktivizojnë ‘autocensurën’.

PJESË NGA FJALA E TYRE:


Osman Stafa: Rastet e fundit ku kryeministri ka çuar në rieduktim dy kolegët tanë, nuk duam që të kthehet si koncept (riedukimi). Kryeministri nuk është ai që bën vlerësimin e pyetjeve të gazetarëve. Raste të tilla në botë ndodhin në vende që kanë prirje autokratike. Vit pas viti shikojmë që liria e medias humb vende. Ndodhitë janë të përditshme. Kryeministri të heq dorë nga këto metodata. Ku do shkojmë kështu? Kjo kthen vetëcensurën, kjo është më e rrezikshme se censura.

Aleksandër Çipa: Në emër të unionit të gazetarëve shqiptarë do të doja të këmbëngulim që kryeministri të tërhiqet nga përjashtimi i dy reporterëve. Së pari, Ambrozia Metës dhe Klevin Mukës. Kërkojmë edhe një reagim të Komisionerit Publik për informimin.

Rasti i fundit të përplasjes së Ramës, ndodhi me gazetarin e A2CNN, Klevin Muka. Debati ndodhi gjatë konferencës së kryeministrit Rama dhe ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka. Gazetari Muka pyeti ministren në lidhje me kodit etik të miratuar ku ministrave nuk u lejohet të takohen me biznesmenë pa praninë e dy zyrtarëve shtetërore, ndërkohë që bashkëshorti i ministres është shpallur investitor strategjik. Përgjigjen ia dha kryeministri, i cili u shpreh se do e dërgonte 3 muaj në “riedukim” duke i kujtuar dhe rastin e gazetares së Syri Tv Ambrozia Meta.

Disa muaj më parë, kryeministri shpalli të padëshiruar gazetaren e Syri Tv, Ambrozia Meta. Pyetja e gazetares se a ishte PS duke krijuar një grup të mirëfilltë parlamentar brenda burgut në kohën e arrestimeve për hetimin e inceneratorëve. Gazetarja qëndroi 90 ditë e përjashtuar nga çdo aktivitet ku merrte pjesë kryeministri. 

Ndërsa vetë Rama në një reagim në rrjetet scoaile shkruante se nuk do të lejojë askënd që të shkelë normat etike në praninë e tij. Ai ka paralajmëruar përsëri gazetarët të cilët i bëjnë pyetje, që sipas tij, konsiderohen jashtë normave të etikës se nuk janë mirëseardhur në konferenca për mediat.

protesta e gazetareve edi rama

Sondazh

Poll