Art&Argëtim

Dieta strikte e Victoria Beckham, moderatorja: E mjerueshme! Çfarë kënaqësie merr ajo nga jeta?

Ulrika Jonsson e ka quajtur dietën që ndjek Victoria Beckham 'të mjerueshme'.

4 Korrik 2022, 10:09 Nga A.B
Dieta strikte e Victoria Beckham, moderatorja: E mjerueshme! Çfarë
Ulrika Jonsson, Victoria Beckham

MBRETËRI E BASHKUAR- Moderatorja e njohur televizive në Britani, Ulrika Jonsson e ka quajtur dietën që ndjek Victoria Beckham 'të mjerueshme'.

Prezantuesja 54 vjeçare, bëri këto komente pasi mësoi se në dasmën e Sergio Ramos, Victoria kishte kërkesa të komplikuara, që nga uji i kokosit apo mente. Bashkëshorti i Victoria-s, David gjithashtu zbuloi më parë se gruaja e tij ka ngrënë të njëjtën pjatë për 25 vjet - peshk të pjekur në skarë dhe perime të ziera.

Ulrika tha: 'Pyes seriozisht se çfarë kënaqësie merr Victoria nga jeta. Dua të them, ideja e vajzës për 'ushqimin e rehatisë' është bukë e thekur me miell integral me kripë mbi të. Edhe bashkëshorti i saj David thotë se ajo ka ngrënë të njëjtën gjë për 30 vitet e fundit, gjë që tingëllon e trishtuar dhe duhet të krijojë një ekzistencë të mjerueshme."

Ndërsa pranoi se Victoria duket e mrekullueshme, Ulrika shtoi: 'A duhet t'i kufizoni dhe t'i mohoni vetes vaktet në mënyrë që të mbeteni të dobët dhe të dukeni përjetësisht rinore?'

Victoria u kritikua nga një kuzhinier i famshëm spanjoll për shkak kërkesave të saj 'të komplikuara'. Shefi i kuzhinës Dani Garcia, ka deklaruar se Victoria kishte 'ndryshuar të gjithë menunë' kur ish-ylli i Real Madridit, Ramos u martua me modelen Pilar Rubio, në Spanjë në vitin 2019.

ulrika jonsson victoria beckham

Sondazh

Poll