Bota

Putin falënderon trupat ruse për 'çlirimin' e rajonit të Luhanskut

Në një takim televiziv me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu, Putin tha se trupat e përfshira në operacion duhet të pushojnë, por njësitë e tjera ushtarake duhet të vazhdojnë luftimin.

4 Korrik 2022, 14:19 Nga d.a.
Putin falënderon trupat ruse për 'çlirimin' e rajonit
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar trupat ruse për "çlirimin" e rajonit lindor të Ukrainës, Luhansk, në Donbas gjatë ditës së sotme.

Në një takim televiziv me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu, Putin tha se trupat e përfshira në operacion duhet të pushojnë, por njësitë e tjera ushtarake duhet të vazhdojnë luftimin.

Putin u ka dhënë gjithashtu titullin "Hero i Rusisë" dy gjeneralëve pas pushtimit të rajonit. Rusia njoftoi të dielën se tani kontrollon të gjithë rajonin e Luhanskut pasi pushtoi qytetin me rëndësi strategjike të Lysychansk.

Moska ka thënë se "operacioni i saj special ushtarak", siç e quan pushtimi i Ukrainës, ka për qëllim "çlirimin" e Ukrainës lindore nga "nacionalistët". Rajoni lindor ka qenë fokusi i aksionit të tij ushtarak pasi përpjekjet fillestare për të marrë kontrollin e kryeqytetit Kiev dështuan.

vladimir putin sergei shoigu lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll