Politike

Protesta e 7 korrikut/ PD publikon spotin zyrtar: Mos thuaj ‘ç’më duhet mua?!’

Me mesazhet kyçe ‘Shqipëria në rrezik’ dhe ‘mos thuaj: ç’më duhet mua?’’, spoti rithekson motivet e protestës dhe kërkon daljen nga apatia shoqërore.

3 Korrik 2022, 12:13 Nga A.B
Protesta e 7 korrikut/ PD publikon spotin zyrtar: Mos thuaj
Spoti

TIRANË- Partia Demokratike ka bërë publike spotin e protestës së 7 korrikut. Me mesazhet kyçe ‘Shqipëria në rrezik’ dhe ‘mos thuaj: ç’më duhet mua?’’, spoti rithekson motivet e protestës dhe kërkon daljen nga apatia shoqërore.

Protesta do të zhvillohet të enjten më 7 korrik para Kryeministrisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar bashkimin rreth kauzave kombetare si shpopullimi, çmimet e larta, ekonomia në rënie dhe shkombëtarizimi nëpërmjet Ballkani të Hapur.

partia demokratike

Sondazh

Poll