Politike

Breshëri shkatërroi të mbjellat në fshatrat e Korçës, Braçe thirrje qeverisë: Mbuloni shpenzimet

Braçe i bën thirrje qeverisë që të mbulojë shpenzimet pasi sipas tij kjo do të rrënonte edhe më shumë fermerët të cilët nuk do të kenë mundësi financiare për të mbjellë në shtator.

3 Korrik 2022, 09:10 Nga e.k
Breshëri shkatërroi të mbjellat në fshatrat e
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka publikuar një video në rrjetet sociale nga fshatrat e Korcës ku shihet se si breshëri ka shkatëerruar të mbjellat. Braçe i bën thirrje qeverisë që të mbulojë shpenzimet pasi sipas tij kjo do të rrënonte edhe më shumë fermerët të cilët nuk do të kenë mundësi financiare për të mbjellë në shtator.

“Puna e 8-9 muajve, rrenuar ne 30 minuta pardje nga bresheri. Super prodhimi i fushes se Maliqit ne Korce ne 90% te tij eshte bere keshtu. Jane te ardhurat e vetme te nje bujku qe nuk do te jene me”, shkruan Brace.

Postimi i plotë i Braçes:

#GRURI ZEMRA COPASH! ORMAN, REMBEC, POJAN, EKONOMIA ME E MADHE E GRURIT NE JUGLINDJE, E SHKATERRUAR! Puna e 8-9 muajve, rrenuar ne 30 minuta pardje nga bresheri. Super prodhimi i fushes se Maliqit ne Korce ne 90% te tij eshte bere keshtu. Jane te ardhurat e vetme te nje bujku qe nuk do te jene me! Eshte gruri dhe KJO ESHTE VERTETE FATKEQESI NATYRORE! DUHET MBULUAR E GJITHA NGA QEVERIA, NDRYSHE NE SHTATOR NUN KA ME PARA TE MBJELLE KUSH!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

korce erion brace

Sondazh

Poll