Politike

Rruga e re Lumit të Vlorës, Rama ndan videon: Nxit turizëm gjithëvjetor

Kjo rrugë pritet që ta shkurtojë distancën për të shkuar në bregdetin e Jonit në më pak se 1 orë.

3 Korrik 2022, 09:52 Nga e.k
Rruga e re Lumit të Vlorës, Rama ndan videon: Nxit turizëm
Rruga e Lumit të Vlorës

TIRANË-Kryeministri Edi Rama e ka nisur të dielën duke shpërndarë në rrjetet sociale një video të rrugës së re të Lumit të Vlorës e cila sapo ka përfunduar. Kjo rrugë pritet që ta shkurtojë distancën për të shkuar në bregdetin e Jonit në më pak se 1 orë.

“Dhe me një tjetër vepër të sapopërfunduar të infrastrukturës sonë kombëtare, rrugën e Lumit të Vlorës, e cila jo vetëm shkurton distancën për të shkuar në bregdetin e Jonit nga më shumë se dy orë në më pak se një orë”, shkruan Rama.

Rruga e re e Lumit të Vlorës pritet që të zgjerojë dhe hartën turistike të jugut, duke afruar malet e Labërisë me detin përmes një udhëtimi të bukur panoramik që nxit një turizëm gjithëvjetor.

Rruga e re Lumit të Vlorës, Rama ndan videon: Nxit turizëm

edi rama vlore lumi i vlores

Sondazh

Poll