Politike

Bashkëbisedimi me Diasporën, Berisha: Dramë, po rrisim fëmijë për emigracion

Berisha tha se vitin e kaluar, në rrafshin demografik, kemi një kthesë dramatike pasi për herë të parë vendi pati 3300 lindje më pak se vdekje.

2 Korrik 2022, 20:32 Nga I.A
Bashkëbisedimi me Diasporën, Berisha: Dramë, po rrisim
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ngriti disa shqetësime në bashkëbisedimin online me shqiptarët e Diasporës. Berisha tha se vitin e kaluar, në rrafshin demografik, kemi një kthesë dramatike pasi për herë të parë vendi pati 3300 lindje më pak se vdekje.

Ish-kryeministri theksoi se jemi shndërruar në një komb që rrit fëmijë për emigracion, dhe largimi i shqiptarëve vijon dita-ditës.

Kombi sot është shndërruar në një komb që rrit fëmijë për emigracion, në një kohë kur ju e dini mirë potencialet e jashtëzakonshme që ka Shqipëria si rrallë ndonjë vend tjetër me resurset e saj”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll