Politike

Gafa e Mirela Kumbaros, kafe me Gjiknurin e Ballukun, s'di ku është: Ja... buzë Vjosës!

Kafja me kolegët i bëftë mirë, por nuk është buzë Vjosës. Në fakt, aty ku ndodhet rrjedh lumi Drino.

2 Korrik 2022, 17:28 Nga k.m.f.g
Gafa e Mirela Kumbaros, kafe me Gjiknurin e Ballukun, s'di ku
Mirela Kumbaro

TIRANË- Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, Mirela Kumbaro Furxhi u zgjodh deputete e Qarkut Gjirokastër, sigurisht nën siglën e Partisë Socialiste. 2017-2022, ka 5 vite në mes, kohë kjo që Kumbaro është çdo ditë në zonë. Por duket se nuk e ka mësuar ende se ku janë lumenjtë. Sot, ajo ka publikuar një foto me dy kolegët e saj ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Ballukun dhe paraardhësin e saj në detyrë, Damian Gjikurin.

"Në buzë të Vjosës me pamje nga deti, me dy bashkëautorët e aksit Kardhiq-Delvinë,"-shkruan ajo.

Gafa e Mirela Kumbaros, kafe me Gjiknurin e Ballukun, s'di ku

Kafja me kolegët i bëftë mirë, por nuk është buzë Vjosës. Në fakt, aty ku ndodhet rrjedh lumi Drino. Lumi rrjedh nga Janina dhe vazhdon në veriperëndim përmes Gjirokastrës dhe derdhet në Vjosë afër Tepelenës. Kaq gjë duhet ta dijë se është edhe ministre e Turizmit dhe Mjedisit. Një informacion i tillë mund t'i duhet për pjesën e mbetur të mandatit.

gafa e mirela kumbaros mirela kumbaro lumi drino

Sondazh

Poll