Politike

Berisha me personalitetet nëpër botë: Rama e ka përjashtuar emigracionin dhe diasporën

Berisha deklaroi se diaspora ka një rol të rëndësishëm në zhvillimet e vendit ndërsa theksoi se qeveria nuk ka lejuar votën e emigracionit.

2 Korrik 2022, 20:17 Nga I.A
Berisha me personalitetet nëpër botë: Rama e ka përjashtuar
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar këtë të shtunë një bashkëbisedim online me shqiptarët e Diasporës. Berisha deklaroi se diaspora ka një rol të rëndësishëm në zhvillimet e vendit ndërsa theksoi se qeveria nuk ka lejuar votën e emigracionit.

“Përcaktuese janë idealet tona që na bashkojnë, shqetësimet tona të përbashkëta për zhvillimet në vendin tonë. Këtë takim e kam pritur me shumë interes, për të dëgjuar zërin tuaj. Duhet t’i japim një përgjigje kësaj situate kritike në të cilën ndodhet vendi. Emigracioni dhe diaspora janë të përjashtuar. Shqipëria nuk mbyll kufij, por nuk ka vendosur bashkëpunimin për zhvillimin e saj dhe përparimin e shqiptarëve”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll