Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një person në Mirditë, sherri nisi në karburantin në Rrugën e Kombit, 2 në kërkim

Ai po dërgohet në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa për ngjarjen janë shpallur në kërkim dy persona.

1 Korrik 2022, 22:23 Nga F.M
Plagoset me armë zjarri një person në Mirditë, sherri nisi
Policia

MIRDITË- Një 51-vjeçar me inicialet M.Prenga, ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Mirditë, në një pikë karburanti në Rrugën e Kombit. Mësohet se 51-vjeçari është konfliktuar me një tjetër person për motive që ende nuk janë zbardhur. Më pas, sherri ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit e për pasojë, 51-vjeçari ka mbetur i plagosur. Ai po dërgohet në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa për ngjarjen janë shpallur në kërkim dy persona.

Njoftimi i policisë: 

Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri shtetasi M.P. 51 vjeç, banues në Klos, Mirditë. Nga hetimet e paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në autostradën Rrëshen -Kukës, në Fan, Mirditë pas një konflikti të çastit të shtetasit M.P. me dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre, por për shkak të hetimit, nuk bëjmë me dije  të dhëna të tjera për identitetet e tyre. Vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

plagosje ne mirdite

Sondazh

Poll