Bota

“Mbretëresha e zhdukur" e kriptomonedhave, shtohet në listën e më të kërkuarve të FBI

Hetuesit federalë akuzojnë të arratisurën së e përdori skemën për të mashtruar viktimat të cilëve dyshohet se iu mori 4 miliardë dollarë.

1 Korrik 2022, 08:34 Nga A.B
“Mbretëresha e zhdukur" e kriptomonedhave, shtohet në
Ruja Ignatova

BULLGARI- Ruja Ignatova, e njohur edhe si “Mbretëresha e zhdukur e kriptomonedhave”, është vendosur në listën e dhjetë personave më të kërkuar të FBI-së.

BBC raporton se Ignatova po kërkohet për rolin e saj në drejtimin e një skeme mashtrimi me kriptomonedha të njohur si OneCoin. Hetuesit federalë akuzojnë të arratisurën së e përdori skemën për të mashtruar viktimat të cilëve dyshohet se iu mori 4 miliardë dollarë.

Ajo është zhdukur prej vitit 2017, kur zyrtarët amerikanë nënshkruan një urdhër arresti për të. Ignatova kërkohet për rolin e saj në drejtimin e OneCoin, një kriptomonedhë e vetëshpallur që duke filluar rreth vitit 2014 u ofronte blerësve komision nëse ata ia shisnin monedhën më shumë njerëzve.

ruja ignatova fbi

Sondazh

Poll