Bota

VIDEO/Pamje dramtike kur raketat godasin Kremenchukun, ukrainasit vrapojnë të tmerruar në park

Vladimir Putin e mohoi që Moska qëndron pas sulmit në qendrën tregtare në Ukrainën qendrore

30 Qershor 2022, 11:50 Nga d.d
VIDEO/Pamje dramtike kur raketat godasin Kremenchukun, ukrainasit vrapojnë
Lufta ne Ukraine

UKRAINË-Pamjet dramatike të kamerave të sigurisë tregojnë momentet e sulmit me raketa ruse në një park në qytetin ukrainas Kremenchuk të hënën, kur një qendër tregtare aty pranë u godit nga një sulm.

Në videon e mëposhtme, shihet teksa shumë qytetar ndodhen në park për shëtitje afër një liqeni. Në një moment sulmi i raketës qytetarët rrëzohen në tokë, vpraojnë më fëmijë në duar. Të tmeruar dhë të panikosur fshehen pas pemëve të parkut. Shihet një burrë që nga tronditja e shpërthimit ai zhytet në liqen. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNN (@cnn)

Presidenti rus, Vladimir Putin e mohoi që Moska qëndron pas sulmit në qendrën tregtare në Ukrainën qendrore që vrau të paktën 18 persona dhe shkaktoi dhjetëra të zhdukur dhe të plagosur.

“Ushtria ruse nuk sulmon asnjë vend civil”, ka thënë Putin. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha më parë se goditi objektiva ushtarake, por në videon e mësipërme nga qyteti i Kremenchuk  tregon qendrën e shkatërruar nga një raketë.

Sipas përditësimit të Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës, ka shkuar 58 numri i personave që u plagosën në Kremenchuk.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll