Bota

Dardan Molliqaj: Bullizmi i Edi Ramës ndaj Albin Kurtit është i papranueshëm

Molliqaj i ftuar në emisionin Pressing në T7 tha se është e papranueshme bullzimi që i bëri Rama Kurtit dhe ministrave të tij.

29 Qershor 2022, 22:12 Nga I.A
Dardan Molliqaj: Bullizmi i Edi Ramës ndaj Albin Kurtit është i
Dardan Molliqaj

KOSOVË- Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar marrëdhëniet mes dy kryeministrave, Albin Kurti dhe Edi Rama dhe takimin e fundit të qeverive në Prishtinë. Molliqaj i ftuar në emisionin Pressing në T7 tha se është e papranueshme bullzimi që i bëri Rama Kurtit dhe ministrave të tij. Molliqaj po ashtu tha se Kurti tani më është kosovocentrik dhe se tek ai e gjejnë strehën kosovocentrikët që të sulmojnë Ramën.

“Besoj që të dy kanë përgjegjësitë e tyre, por Kurtit po i konvenon. Ai ka ndërruar gëzopfin ose ata që e mvesh veten, prej një nacionalisti shqiptar është bërë kosovocentrik. Pasi fitoi u bë. Tash e ke vërejtur, ata që janë kosovocentrik, unë nuk jam por kanë të drejtë njerëzit të jenë, kanë gjetur strehë të Kurti për ta kritikuar Ramën. As Ramën nuk e kritikojnë për atë arsye. Por duan ta sulmojnë Shqipërinë. Unë kam problem me Ramën, mendoj se është i papranueshëm bullizmi i Edi Ramës ndaj Albin Kurtit që u ushtrua këtë herë. Ai e ushtroi bullizmin edhe ndaj ministrave. Këtë e bën edhe ndaj ministrave të tij. Por besoj se problemi qëndron diku tjetër. Qëndron në faktin se ky bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri është problem për dikë”, tha ai.

Tutje Molliqaj shtoi se Kurti po mundohet ta vë veten në qendër të shqiptarisë, por që në qendër nuk është as Edi Rama e as Albin Kurti.

Kurti nuk flet fare më për këtë punë. Thoshte tek Ballkani i Hapur, është njëra anë ata që janë Serbia, e në anën tjetër është Kosovë, këta të tjerët janë në mes. Pra donte të thoshte se Kosova është qendra e shqiptarisë. Por nuk qëndron. Nuk është qendra as Albini e as Edi Rama”, tha Molliqaj.

dardan molliqaj albin kurti edi rama

Sondazh

Poll